Getoari është xheloz dhe fanatik për Marinën?

Diel, 07 Prill 2019 15:14

Ata janë dy personazhe të njohur të botës së showbizit shqiptar. Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë ndër çiftet që ngjallin kuriozitet për publikun.

Mbrëmjen e djeshme, reperi ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Marinën. “Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë?” Kjo ishte pyetja që Ermal Mamaqi i drejtoi reperit, pasi shpesh është diskutuar që Marina nuk është shfaqur në ekran përshkak të xhelozisë së tij por ky i fundit e mohoi diçka të tillë duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Na ka dalë nami kot por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vet. Marina është shumë selektive, do që të gjejë projektin që i përshtatet. Derisa të jetë diçka big nuk e merr përsipër të dalë në ekran” u shpreh Getoari

Login to post comments