Pas problemeve me shëndetin mendor, Britney Spears fotografohet me të dashurin

Hënë, 22 Prill 2019 18:35

Para disa muajsh, këngëtarja Britney Spears u shtrua në një klinikë private për tu kujdesur për shëndetin mendor. Ditën e fundit të Pashkëve, ajo u fotografua duke dalë nga një hotel në Beverli Hills me të dashurin e saj, Sam Asghari.

Kjo ishte hera e parë që ajo dilte në publik. Thuhet se ata e kaluan të gjithë ditën bashkë.

Në janar të vitit 2019 filluan problemet shëndetësore për Britney, të cilat lidheshin me sëmundjen e babait të saj.

Mediat e huaja raportuan se ylli i muzikës u shtrua në spital jashtë vullnetit të saj me urdhër të babait, Jamie Spears.

Jamie pretendohet se mori këtë vendim për shkak se ishte i shqetësuar për shëndetin e vajzës së tij.

Login to post comments