7 muaj ushtrime frymëmarrje për të veshur një fustan

Tuesday, 14 May 2019 09:04

Kim Kardashian ka pranuar se ka marrë leksione për frymëmarrje,  para se të vishej për në evenimentin e Met Gala , shkruan DailyMail.

38-vjeçarja ndau një pamje të sinqertë të vetes duke treguar ushtrimet e saj që kishte kryer për disa muaj me radhë për të mbajtur korsenë e fustanit të bujshëm.

“Dita kur kuptova se tema e Met Gala ishte “kamp”, po atë ditë ne i bëmë thirrje @manfredthierrymugler mbretit të kampit! Ne u takuam në Miami menjëherë pas festave të vitit të kaluar dhe pa skica! Mësova shumë për kuturën nga ky njeri gjenial, ishte përtej kuture, ishte art! ‘

Kim punoi me Z. Peal për mësimet e frymëmarrjes, njeriun i cili është vënë në dukje si prodhuesi më i shquar në botë.

Ushtrimet sipas saj zgjatën plot shtatë muaj.

Login to post comments