Ndahet nga jeta aktori 20-vjeçar i shtëpisë filmike “Disney”, Cameron Boyce. “BBC” shkruan se lajmin e konfirmuan familjarët e aktorit.
Familjarët thanë se Cameron kishte pësuar një krizë, si pasojë e përdorimit të tepërt të ilaçeve, që merrte për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se këtë mëngjes ne e humbëm Cameronin. Ai ndërroi jetë gjatë gjumit për shkak të përdorimit të tepërt të ilaçeve që i përdorte për të trajtuar sëmundjen e tij”, kanë deklaruar familjarët.