Meghan Markle është kthyer në një nga gratë më të komentuar në botë, sidomos në Britaninë e Madhe. Çdo dalje e saj publike, çdo veprim a reagim, kthehet në lajm. Së fundmi ajo ka qenë në shënjestrën e mediave, njëherë për marrëdhënien me pjesën tjetër të familjes mbretërore, e tanimë për udhëtimet me avionin privat.
Por kësaj radhe nuk do flasim për skandalet që përfliten në media por për një sjellje të saj që ka rënë në sy të analistëve të gjuhës së trupit.
Pozicioni i duarve të saj. Dukesha e Sussex mban gjithë kohës duart në të njëjtin pozicion. Sipas “Cosmopolitan” kur një person gjen një pozicion që trupi zë rehat, atëherë kjo gjë kthehet në ves dhe bëhet diçka e përhershme. Të njëjtën gjë bën dhe Kate Middleton në daljet e saj.