Aktori hollivudian Brad Pitt ka marrë pjesë në festivalin e 76-të të filmit në Venecia. Por duket se diçka që ka tërhequr vëmendjen në pamjen e tij është pikërisht një tatuazh në krahun e tij të djathtë.
Tatuazhi është një njeri dhe hija e tij. E veçanta e këtij tatuazhi qëndron në faktin se është realizuar afër tatuazhit tjetër të cilin Pitt e ka bërë posaçërisht për ish-gruan e tij Angelina Jolie.
Aktori ndodhet në festivalin e Venecias për filmin e tij më të fundit me titull “Ad Astra” ku luan rolin e një astronauti.