Rrepisti i njohur Stresi u vu në qendër të lajmeve disa ditë më parë pasi u arrestua nga policia.
Autoritetet kishin gjetur një sasi të konsiderueshme kokainë në një lokal dhe për këtë u arrestuan disa persona, ndër ta edhe Stresi. Në një deklaratë të publikuar në Balkanweb, stresi u shpreh brenda qelisë që këtë lëndë narkotike e konsumonte për kënaqësinë e tij kur ishte me miqtë dhe nuk e tregtonte.
Menjëherë sapo është liruar nga policia ai ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “GTA”. Kënga është e stilit të reperit, ku flitet për konflikte dhe në klip shfaqen edhe armë.