Spekulimet për romancën e Rita Orës me Liam Payne kanë marrë fund. Këngëtari ka gjetur dashurinë tek një modele 19-vjecare, e cila quhet Maya Henry.
Të dy mbështesin karrierën e Rita Orës dhe ozuan me të në hapjen e koleksionit të ri të rrobave. Këngëtarja e kishte thënë më parë se mes saj dhe Liam nuk kishte asgjë, por askush nuk e besoi.
"Liam është thjesht një miku im i mirë, të cilin e admiroj. Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyrë dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi", tha Rita kur u pyet në një intervistë.
Dyshimet për një romancë të mundshme mes tyre lindën kur sollën bashkëpunimin "For You", ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.