Bëhet fjalë për aktoren, këngëtaren, businesswoman dhe humanitaren Dolly Parton e cila së fundmi i ka dërguar një video këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexhës të cilën këtë të fundit e ka emocinuar jashtë mase.
“Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Ta bëjmë realitet!” është shprehur Parton në video dërguar Bebes.
Dhe videon e legjendës Hollivudiane Bebe e ka ndarë me ndjekësit e saj ku krahas saj ka shkruar:
“Jam e vdekur. Ajo është njëra nga idhujt e mi. Dua të them, vetëm shikoje! Nuk mund të besoj që ajo më dërgoi këtë video. Mu desh ta postoja. Ndoshta një bashkëpunim?'.