Elvana Gjata ka tërhequr vëmendjen së fundi në një nga eventet e mbajtur në kryeqytet, ku u shfaq e veshur me koleksionin e stilistes italiane Alberta Ferreti. Por veshja e këngëtares nuk ishte fokusi i mediave, më shumë sesa mjeti me të cilin ajo mbërriti në event.
Makina luksoze “Benz” nga ku zbriti Elvana, mbante emrin e një prej manjatëve rusë Ziyad Manasir, i cili është pronari i “Manaser Group”, një kompani e suksesshme në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe të karburanteve.
![]()
Manaseer njihet edhe si një olikarg rus dhe është listuar nga revista “Forbes“, në vitin 2015 krah miliarderëve me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarë.
![]()
Me sa duket Elvana ka siguruar automjetin luksoz për të mbërritur në këtë event bujshëm.
Këngëtarja është përfolur për jetën e saj luksoze pas fejesës me Ervin Matën, i cili zyrtarisht nuk rezulton të ketë biznese, por njihet në Shqipëri si një person nga një familje që zotëron pasuri.
![]()
/ Dosja.al








