Vetëm tani e kuptuam pse çifti i famshëm i telenovelave nuk duan të martohen

E Enjte, 17 October 2019 21:33

Që nga “Teresa”, seriali i famshëm ku Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer ishin protagonistë, dyshja ishte e destinuar për të mos u ndarë më. Prej vitesh, dy aktorët e famshëm jetojnë një histori të bukur dashurie, por për martesë, as nuk kanë ndër mend. Sipas mediave spanjolle, së fundi Rulli është vënë në shenjestër të lajmeve rozë, sepse nuk po zbulohej arsyeja pse ai dhe partnerja e tij po qëndrojnë kaq larg altarit.

Siç mësohet të ketë thënë vetë aktori, ai nuk beson shumë te martesa, por beson te dashuria dhe lidhja e fortë që ai dhe Angelique kanë për njëri-tjetrin. Sipas Rulli-t, martesa nuk e bën një çift më të përgjegjshëm, është dashuria ajo.
Megjithatë, nuk duket kaq e thjeshtë. Mediat spanjolle kanë sjellë një sërë arsyesh pse çifti i famshëm i telenovelave nuk duan të martohen dhe, nga sa duket, kjo vjen nga Rulli.

Sebastian Rulli ka qenë më herët i martuar me Cecilia Galliano. Ata u ndanë pas tre vjetësh martesë. Disa vite pas divorcit, aktori nisi të frekuentohet me Angelique Boyer, me të cilën u njohën në shesh-xhirimet e “Teresa”, në vitin 2010.
Sebastian dhe Angelique janë diskutuar shpesh për raportin e tyre të gjatë, madje edhe janë komentuar sikur janë ndarë, po presin një fëmijë etj. Daljen e parë zyrtare, ata e bënë në një ceremoni martese të dy aktorëve meksikanë, Ximena dhe Juan.
Ne të gjithë e dimë që Sebastian dhe Angelique kanë lidhur kurorë disa herë në ekran, por në jetën reale, ja që dy nuk paskan dëshirë të organizojnë një gjë të tillë.

Në vitin 2016, Angelique Boyer lajmëroi në Twitter se ajo ishte në pritje të fëmijës së parë me Sebastian. Megjithatë, nuk thanë as kur do të vinte në jetë fëmija dhe as gjininë. E mbajtën sekret për një kohë të gjatë. Ndërsa tani, të dy janë të lumtur me praninë e njëri-tjetrit. Sebastian Rulli nuk martohet, sepse është tmerruar nga divorci
Para marrëdhënies me Angelique, Sebastian ishte në martesë me aktoren Cecilia Galliano. Ata nisën të dilnin bashkë që në vitin 2004. Pas 3 vjetëve bashkë, u martuam më 31 dhjetor 2007, në vigjilje të Vitit të Ri shkruan Class.
Në një intervistë për “Televisa Espectaculos”, kur Sebastian u pyet për martesën, Rulli tha:
“U martova kur isha 31 vjeç. Ishte një gjë e bërë në minutat e fundit. Ishte e para herë që kemi bërë bashkë të dy familjet tona. Ajo që do të vinte më pas, ishte me të vërtetë mjaft e komplikuar”.
Martesa nuk ishte e madhe, çifti ftuan vetëm 30 njerëz të afërm nga të dy familjet. Ata janë prindër të një djali, Santiago Rulli Galliano, por u kujdesën gjithashtu edhe për vajzën e Cecilia-s, Valentina.
Pas tre vjetëve martesë, çifti u divorcua, zyrtarisht më 12 korrik 2011. Gjatë kohës së divorcit, Galliano tha në gjykatë se Rulli kishte abuzuar me të” “E lashë shtëpinë duke marrë në krahë djalin, një çantë dhe vajzën, Valentina.”

Pasi dëgjoi për deklaratën e Cecilia-s, dukej sikur ishte ajo që e la Sebastianin, sepse ishte abuzuar verbalisht prej tij. Raporti i tyre nuk përfundoi miqësisht. Megjithatë, tani, të dy bëjnë jetët e tyre dhe Sebastian është i lumtur me dikë tjetër. Por, nga martesa nuk paska dalë mirë, kështu që edhe për disa kohë, ndoshta, do të vazhdojë të mos besojë më tek ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...