FOTOT/Angela Martini mohon divorcin me milionerin e dënuar me 5 vite burg: Ai ka marrë jo thjesht një grua, por pornostare

Saturday, 19 October 2019 13:55

Anxhela Martini u përfol disa muaj më parë lidhur me një divorc të mundshëm mes saj dhe bashkëshortit milioner, Dragos Savulescu. Ky i fundit u dënua me pesë vite burg, pas disa problemesh ligjore me shtetin rumun.

 
Nuk kaloi shumë kohë, kur modelja që hoqi dorë nga profesioni pas martesës me producentin rumun, u prononcua lidhur me thashethemin rreth ndarjes, duke deklaruar që mes saj dhe të shoqit jo vetëm që nuk do të kishte divorc, por në atë pikë të marrëdhënies mes tyre, modelja ndihej më e dashuruar se kurrë pas tij.

Që nga ai moment, Martini vazhdon jetën e saj, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë është tejet aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ka publikuar një shkrim lidhur me gratë shqiptare. “Martohesh me një grua shqiptare dhe përfiton një bashkëshorte, infermiere, pornostare, shefe kuzhine, përkrahëse të flaktë dhe investiguese private në të njëjtën kohë”, ka qenë ky shkrimi, të cilin modelja e ka aprovuar, duke shtuar: “Përveç pjesës së shefes së kuzhinës, pjesa tjetër është ok”. Duket se në këtë mënyrë Anxhela përshkroi edhe rolin e saj si bashkëshorte, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një këngë shqiptare.

Kujtojmë që ky qëndrim i Anxhelës vjen pas lajmit se bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, është dënuar me 5 vite burg. Pas lajmit të bujshëm të ndarjes, Angela Martini vendosi të tregonte të vërtetën.

Në një reagim për revistën “Who”, ajo mohoi të jetë ndarë nga bashkëshorti, ndërsa sqaroi edhe problemet e tij me drejtësinë në Rumani, ku është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg. Ajo u shpreh se çështja gjyqësore ndaj Dragos u hap për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij 17 vjet më parë. Sipas Angelës, pala akuzuese pretendonte pa të drejtë se një grup prej 35 vetësh (mes tyre dhe partneri i saj) kishte shkaktuar një dëm financiar prej 114 milionë eurosh ndaj Bashkisë së Konstantës, një prej qyteteve më të mëdha në Rumani.

Ajo shprehet se jo vetëm që nuk është në proces divorci me të, por e do më shumë se kurrë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen e saj, sepse përveç dashurisë së madhe që ka për të, Angela shprehej se ka dashuri edhe për të luftuar për të vërtetën dhe padrejtësitë.

Në statusin në fjalë, ajo shkruan: “Unë dhe im shoq nuk jemi në proces divorci, nuk po ndahemi. Ne duhemi më shumë se kurrë. Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija. Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë. Unë nuk do të resht kurrë së luftuari për të drejtën, si për vete, ashtu dhe për të tjerët. Jeta ime është si një film, por i vërtetë dhe tani u bë si filmi i dasmës sonë. Po e përjetoj për së gjalli këtë eksperiencë të pabesueshme!”.

Le të shohim se si do të jenë lajmet e tjera nga jeta e saj.

 

Login to post comments