Këngëtarja e njohur, Nicki Minaj shokoi ndjekësit e saj, kur njoftoi martesën e fshehtë me Kenneth “Zoo” Petty, ditën e djeshme.
Por fansat e reperes u tronditën edhe më shumë kur mësuan rreth së shkuarës së errët të bashkëshortit të saj, i arrestuar plot 12 herë, nga përdhunimi i një vajze minorene deri tek vrasja.
Minaj deklaroi se dilte me 41-vjeçarin në vitin 2018, por në fakt, sipas mediave të huaja, ato kishin filluar të dilnin së bashku që kur ajo ishte 16-vjeç.
Ai u dënua për përdhunimin e një të miture në vitin 1994. Viktima tregoi se ai i kishte vendosur një thikë në shpinë dhe e kishte detyruar të ecte deri sa shkuan afër një shtëpia. Ai u dënua me katër vite burg, por ky ishte vetëm fillimi i krimeve të tij të dhunshme.
Më 27 prill të viti 2002 ai qëlloi për vdekje me armë zjarri tre herë një rival të tij. Në vitin 2006 ai u dënua me 10 vite burg për vrasje, por bëri vetëm 7 vite. Por pavarësisht këtyre, Minaj i ka ndenjur gjithnjë pranë, ndërsa pas daljes së tij nga burgu ata rinisën romancën, ndërsa dje njoftoi edhe faktin që ata ishin martuar.