Një komentues i ka shkruar këngëtares, Anxhela Peristerit që të martohet, pasi mosha po i kalon dhe është në fillimet e pleqërisë. Kjo është një nga pyetjet në fakt që i bëhet me shpesh këngëtares, por mesa duket Anxhela nuk e ka shumë problem faktin që ende nuk është martuar.
“A te duket qe te ka ardh mosha per martese??? se femra bie me shpejt se mashkulli dhe mesa shifet je ne fillimet e pleqerise”, komenton ndjekësi.
Mirëpo, Anxhela ka dhënë një super përgjigje saqë e ka lënë komentuesin me gisht në gojë. “Mosha per martese nuk vjen por vjen njeriu i duhur për martese. Sa per pleqerine me beso eshte shume larg meje”, i replikon ajo.