Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë futur në listën e më të pasurve në Britani.
Lista e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30-vjeç u publikua nga revista “Heat”.
Dua Lipa mban vendin e 15-të me një pasuri me vlerë 11.8 milion paund.
Revista shkruan se Dua Lipa rriti të ardhurat me 9 milionë paund që nga viti 2018 për shkak të kontratave me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.
Ndërkohë Rita Ora mban vendin e 13-të me pasuri 17.8 milionë paund. Por revista shkruan se të ardhurat e saj nuk kanë ardhur nga muzika por nga marrëveshjet mjaft fitimprurëse me markat e famshme si Adida dhe Cola-Cola.
Ajo ka një pronë 3.5 milionë paund afër familjes Beckham dhe i bleu prindërve të saj një rezidencë 1.3 milionë paund në Kosovë.
Ndërkohë vendi i parë mbahet nga Ed Sheeran me pasuri 170 milionë paund.
Pas Ed Sheeran, në vendin e dytë vjen aktori i "Harry Poter", Daniel Radcliffe me pasuri 90 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me pasuri 64 milionë dollarë.