Ndonëse dyshja e njohur, Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë, duket se reperja nuk ka mundur ta largojë plotësisht artistin nga vetja.
Loredana ka ndarë pak më parë një foto ku dallohet se në qafë mban varësen me inicialet H dhe M.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar dhe syrit të ndjekësve të cilët kanë vënë menjëherë në dukje faktin se këngëtarja mban ende shkronjën e ish-partnerit të saj, Mozzik në qafë.