Me siguri të gjithëve ju kujtohet kënga e famshme “Gjithmonë”, e kënduar bukuroshja dikur bjonde, Luar dhe Flori Mumajesi..
Për vite me radhë, Luar i ka munguar muzikës dhe të gjithëve na kishte marrë malli për projekte të reja muzikore nga këngëtarja.
Mirëpo, dita e sotme ka sjellë një surprizë të bukur, pasi Luar Arani është rikthyer fuqishëm për të ndjekur sërish pasionin e saj.
Ajo ka sjellë një super bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Blleki-n, të titulluar “Thug Life”.
Vetëm dy orë më parë, në Youtube është lançuar kënga e tyre e re, që ka marrë mijëra klikime në Youtube të cilat po vazhdojnë të rriten.
Në klip, Luar shfaqet si një zonjushë japoneze, e cila këtë herë është brune dhe na përcjell shumë ëmbëlsi me zërin e saj.