Aktori hollivudian Richard Gere dhe bashkëshortja e tij spanjolle Alejandra u bënë prindër për herë të parë në muajin shkurt, pak kohë para se aktori të festonte 70-vjetorin e lindjes.
Ata ishin në qendër të vëmendjes së medias gjatë ceremonisë së dasmës së tyre në maj të vitit të kaluar pasi dukeshin më të dashuruar se kurrë.
Tashmë çifti do të bëhen sërish prindër pasi bukuroshja spanjolle është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Kjo ishte një surprizë e vërtetë për fansat e Gere të cilët mendonin se ai kompletoi jetën e tij me fëmijën e dytë në moshë madhore.
Richard ka një djalë 19-vjeçar të quajtur Homer James Jigme Gere me ish-bashkëshorten Carey Lowell.