Hailey Bieber dedikim thumbues për Selena Gomez në Instagram?!

E mërkurë, 06 November 2019 13:08

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez prej vitesh ka qenë në një lidhje dashurie mjaft të komplikuar me Justin Bieber. Pasi publikoi këngët e reja para disa ditësh, Selena e pranoi publikisht se ato i dedikoheshin ish-it të saj, pra Justin-it.

Këngët me tituj “Lose you to love me” dhe “Look at Her Now” duket se skanë lënë të qetë as bashkëshorten e këngëtarit, Hailey Bieber.

Në rrjetet sociale ka nisur një ‘luftë’ e heshtur midis Selenës dhe Hailey dhe çdo gjë që vajzat publikojnë duket sikur e kanë me tendencë.

Së fundmi Hailey ka publikuar në Instastory një foto ku thotë: “Ti shpreson që unë të rrëzohem ndërsa unë po lutem që ti të çohesh në këmbë. Nuk jemi njësoj”.

Duke qenë se për momentin Hailey po kalon ditët më të mira të jetës së saj dhe Selena nuk është në momentet e saj më të mira, nuk përjashtohet mundësia e një dedikimi online.

Kujtojmë se në muajin shtator Justin dhe Hailey kurorëzuan  dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni shumë të fshehtë.

Login to post comments