Aktorja e njohur daneze si dhe ish bashkëshortja e Silvestër Stallones, Brigitte Nielsen nuk ka shkuar asnjëherë mirë me ikonën e muzikës pop Madona.
E ftuar së fundmi në emisionin ‘ “The Talk” në CBS ajo deklaroi se ka bërë seks me aktorin e njohur Sean Penn në kohën kur ai ishte i martuar me Madonën.
’Kam bërë seks me Penn kur ai ishte i martuar me Madonën për inat të saj’ ka rrëfyer aktorja. ‘Ishte viti 1987 kur isha në një klub me Madonën. Ajo u tregua shumë e pasjellshme me mua dhe nisi të më ofendonte dhe unë përfundova duke e goditur në fytyrë. Ishte me duar të hapura dhe goditja ishte e fortë duke marrë parasysh që ajo nuk është aq e madhe, ndërsa unë jam gjigante. Atë mbrëmje madje u nxorrja jashtë dhe nga trupëroja e lokalit’ ka vazhduar rrëfimin Brigitte Nielsen.
Por kjo nuk ishte e gjitha pasi aktorja muaj më vonë u nis për në jug të Francës ku qëndronte Madona për ti kërkuar falje.
‘ Por më e mira e historisë nuk ka ardhur ende. Shkova për ti kërkuar falje për atë që ndodhi po pashë që ajo jo vetëm nuk kishte ndryshuar sjelljen e saj po u treguar dhe më e vrazhdë. Dhe për ta bërë të ndihet keq unë kalova një natë me Sean Penn që në atë kohë ishte bashkëshortii saj’ ka mbyllur rrëfimin aktorja.