Aktorja turke Meltem Miraloglu i habiti të gjithë kur një muaj më parë kurorëzoi në martesë dashurinë me miliarderin amerikan 80-vjeçar.
Megjithëse ishte munduar që martesën ta mbante larg syve të publikut, lajmi bëri xhiron e rrjetit.
Por një muaj pas dasmës që u organizua në fshehtësi, mediat shkruajnë se çifti po shkon drejt ndarjes.
“Dua të shpëtoj”, është raportuar të ketë thënë aktorja duke qarë, dhe duke kërkuar të kthehet në Turqi.
Dasma e çiftit u mbajt në fillim të tetorit dhe aktorja ndodhet aktualisht në Amerikë.
Ajo që u ka bërë të gjithëve përshtypje është fakti se Meltem ka luajtur rolin e një vajze të re në serialin “Jeta vazhdon” tetë vite më parë dhe në film, ajo martohej me një 70-vjeçar.
Duket se ky rol i ka parashikuar asaj të ardhmen, pasi historia e serialit u realizua në jetën reale, por nuk ishte e shkruar.