Pas publikimit të këngës “Thjesht të du”, e cila duket se pati sukses të menjëhershëm, dhe realizimit të këngës së Eneda Tarifës, “Mos ma lësho dorën”, pjesëmarrëse te Kënga Magjike, duket se Flori do të surprizojë sërish fansat.
Dy vite pas hitit “Nallane”, duket se këngëtarët Flori Mumajesi dhe Arilena Ara, fansat besojnë se Flori dhe Arilena do të sjellin një tjetër projekt.
Gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara në Instagram, pasi Flori dhe Arilena kishin bërë thuajse të njëjtat poza bardhë e zi, në të njëjtin fotograf.
Me siguri këto do të jenë fotot cover për këngën e tyre të re, për të cilën dyshja ende nuk ka zbuluar diçka konkrete. Megjithatë, fansat janë të bindur se diçka do të vijë dhe për më tepër!
Mbetet vetëm të presim për të mësuar të tjera lajme nga këngëtarët. Ndërkohë, Flori pritet të publikojë një tjetër këngë “Mbaroj”, që do të lançohet shumë shpejt.