Këngëtarja 17-vjeçare, Billie Eilish bëri histori në Grammys të mërkurën me gjashtë nominimet e saj për vitin 2020.
Adoleshentja është e nominuar për Best Solo Performance, Best New Artist, Record of the Year, Album of the Year, Song of the Year dhe Best Pop Vocal Album në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit 2020, duke e bërë atë të nominuarën më të re deri më tani, e cila u nominua në të katër kategoritë kryesore të shfaqjes së çmimeve.
Kënga e saj hiti “Bad Guy” është nominuar në tre kategori ndërsa albumi i saj i parë “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” është nominuar në dy kategori tjera.
Duket se Grammys do të jetë një event familjar për Eilish. Vëllai i saj 22-vjeçar, Finneas O’Connell, i cili ndihmoi të nominuarën për herë të parë, për të shkruar “Bad Guy” është nominuar edhe për talentet e tij të shkrimit të këngëve