French Montana nuk po kalon apsak ditë të lehta.
Mbrëmjen e kaluar 35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt pasi pësoi një krizë në zemër. Ishin familjarët e tij të cilët thërritën anmbulancën pasi French kishte dhimbje të forta në kraharor, drithërima dhe debulesë. Përfaqësuesit e tij u shprehën për median se artisti po kalon një periudhë shumë të lodhshme dhe të ngarkuar në karrierën e tij me koncerte të shumta dhe projekte të reja muzikore.