Ndodh shpesh që figura të njohura të ekranit të bëjnë xing me njëra-tjetrën e mesa duket këtë herë ka qenë radha e dy këngëtareve të talentuara Elvana Gjata dhe Eleni Foureira.
Vajzat kanë bërë xing me të njëjtin fustan dhe i vetmi dallim është tek ngjyra.
Bëhet fjalë për një fustan i cili është i krijuar me fruda voluminoze tyli dhe tek beli lidhet me një korse të zezë që nxjerr në pah format trupore.
Fillimisht fustanin e publikoi në Instagram stilistja e njohur greke, Irene Angelopoulos, e cila kishte zgjedhur ngjyrën rozë për Elenin.
Ndërsa një orë pas saj, Elvana Gjata ka publikuar foto me po të njëjtin model fustani, të stiluar nga Valdrin Sahiti.
Stilisti shqiptar e ka dizajnuar fustanin në ngjyrën jeshile neon dhe Elvana si gjithmonë shkëlqen në duart e Valdrinit. Pas kësaj nuk e dimë se kush ka kopjuar kë, por është e pamundur të jetë rastësi.
Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që vajzat kanë bërë ‘xing’, pasi në Qershor të viti 2018, Eleni ka veshur një fustan të cilën më parë e ka veshur Elvana.