Mariah Carey dhe ekipi i saj ishin të uritur pas performancës së këngëtares në Hard Rock Hotel & Casino në Atlantic City si pjesë e turneut “All I Want for Christmas Is You. Kështu që, një asistente e produksionit shkoi në Robert’s Steakhouse në brendësi të hotelit dhe porositi ushqim me vlerë 500 dollarë për t’u marrë me vete.
Ushqimi u përgatit nga vetë shef Will Savarese, i cili u sigurua që gjithçka të ishte perfekte për yllin e popit që njihet për nazet e shumta. Sipas recetës, u porosit karavidhe, biftek, pulë, salmon, makarona, pasta dhe spinaq.
Por një burim tha se kamarierët u zhgënjyen shumë kur asistenti u dha 500 dollarë për faturën prej 493.67 dhe priti për kusurin prej 6.33 dollarësh.