Dy beqarët Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, janë takuar përsëri.
Sipas “Entertainment Tonight”, Jennifer organizoi një festë këtë fundjavë dhe ftoi edhe ish-in e saj. “Brad Pitt mbërriti në festën e Jennifer Aniston pak pas orës 7 pasdite të shtunën”, tha një burim shumë i vetëdijshëm për portalin.
“Ai ishte ndër të parët që mbërriti dhe u largua i fundit rreth orës 11:00”, shtoi ai. Burimi tha gjithashtu se festa ishte shumë intime dhe se vetëm disa njerëz të përzgjedhur ishin në listën ekskluzive të Jennifer.
Por siç rezulton, ata kanë qenë miq të ngushtë prej kohësh dhe kjo do të thotë se ftesa e Jennifer nuk mbiu nga hiçi.