Babai i Meghan Markle sulmon vajzën: E turpshme, përçmoi familjen mbretërore

Tuesday, 21 Janar 2020 15:57

Babai i Meghan Markle, Thomas e ka konsideruar të turpshëm vendimin e vajzës së tij për të hequr dorë nga statusi mbretëror.

Në një intervistë për Channel 5, ai tha se Meghan përçmoi familjen mbretërore dhe se po hidhte poshtë ëndrrën e çdo vajze vetëm për para. Thomas parashikoi se familja mbretërore mund të shkatërrohej nga pasojat e veprimit të vajzës së tij, pasi Meghan dhe Princi Harry vendosën të vazhdonin jetën e tyre të pavarur. “Kur u martuan, ata morën përsipër një detyrim dhe detyrimi ishte që qëndronin pjesë e familjes mbretërore dhe ta përfaqësonin atë,”- tha ai. “Është një marrëzi për ta. Është një nga institucionet më fisnike, por po e shkatërrojnë, po e zbehin dhe nuk duhet ta bëjnë këtë.”

Ndërsa më pas theksoi se Meghan nuk është vajza që ai rriti. Pas njoftimit bombë të Meghan dhe Harry se do hiqnin dorë nga statuset e tyre, familja mbretërore hyri në krizë. Lajmet erdhën si një tronditje për të gjithë familjen si edhe britanikët.

Përfshirë Mbretëreshën, askush nuk raportohet se ishte më i zhgënjyer se babai i Harry, Princi Charles.

Sipas Express, Princi i Uellsit është shumë i mërzitur me Harryn dhe Meghan, në veçanti me Dukeshën e cila pati me të një marrëdhënie shumë të mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...