“Më e keqja kaloi”, Dolores nis palestrën, e ndihmon Ronaldo

Diel, 29 Mars 2020 09:22

Më e keqja kaloi: Maria Dolores, nëna e Cristiano Ronaldo, është rikthyer në shtëpi pas operacionit që iu nënshtrua një muaj më parë. Lajmin e ka bërë publik vetë Dolores, me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet në palestër sëbashku me fëmijët e saj, përfshi këtu edhe C.Ronaldo:
“Iu shkruaj vetëm për t’iu thënë fundjavë të bukur dhe për t’iu treguar se jam në shtëpi, nuk kam justifikime për tu mos rikuperuar. Motivimi, frymëzimi dhe shumë dëshirë nuk më mungojnë”, shkruan Dolores. Sigurisht me një instruktor në krah si CR7, Dolores nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të stërvitet.

Login to post comments