“U zgjova dhe nuk merrja dot frymë, djalit i dhembte kraharori” – Pink tregon me detaje si u ndje natën që kuptoi se koronavirus i kishte ‘hyrë’ në shtëpi

E Enjte, 09 Prill 2020 09:58

Këngëtarja e famshme Pink dhe djali i saj u infektuan me virusin vdekjeprurës COVID-19, por fatmirësisht janë shëruar plotësisht.

Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Shoë”, Pink tregon me detaje kohën kur kuptoi se koronavirus kishte hyrë në shtëpinë e saj.

Pink thotë se gjërat filluan të përkeqësoheshin kur djali i saj 3-vjeçar filloi të ankohej për “dhimbje gjoksi” dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto netë në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do shkojmë në spital, por çfarë do bëjmë më pas? Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Pas shërimit të saj, ajo vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit. Pink falënderoi të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të kësaj beteje.

“FALEMINDERIT për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë. Ju jeni heronjtë tanë! Këto dy javë të ardhshme janë thelbësore: ju lutemi qëndroni në shtëpi Ju lutemi. Qëndroni në shtëpi”, përfundoi Pink

Modifikuar më E Enjte, 09 Prill 2020 10:01
Login to post comments