Tjetër tragjedi në familjen e Travoltas, aktorit i vdes gruaja nga kanceri

Hënë, 13 July 2020 17:51

Tjetër tragjedi në familjen e Travoltas, aktorit i vdes gruaja nga kanceri
Gruaja e John Travoltas, Kelly Preston, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare si pasojë e kancerit të gjirit.

Yje të shumta kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke shprehur ngushëllime dhe duke folur me fjalë të mëdha për kujtimin e saj.

Natyrisht se të gjithë ishin zemërthyer për faktin se familja e Travoltas e ka përjetuar pikëllimin edhe më herët, pasi në vitin 2009, djali i çiftit, Jett Travolta, ndërroi jetë në moshën 16 vjeçare si pasojë e sëmundjes Kawasaki.

Lajmin për vdekjen e Kellyt e ka konfirmuar vet aktori hollivudian, i cili i ka kushtuar një dedikim në Instagram.

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij e ka humbur luftën dyvjeçare me kancerin e gjirit përkundër luftës së guximshme me sëmundjen vdekjeprurëse.

“Dashuria dhe jeta e Kellyt do të kujtohet gjithmonë. Do të tërhiqem për një kohë që të jem pranë fëmijëve të mi, të cilët e kanë humbur nënën, prandaj ju kërkoj falje paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne”, ka shkruar mes tjerash Travolta.

Aktorja dhe modelja e njohur ka qenë e martuar me aktorin për 29 vite.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

”Ora News” e gjithë shqiptarëve,qytetari:Shteti po bën sjellje diktatoriale

Politikë

”Ora News” e gjithë shqiptarëve,qytetari:Shteti po bën sjellje diktatoriale

  Një qytetar tjetër ka marrë në telefon në emisionin “Ora Juaj” dhe është shprehur se është i privilegjuar që ndjek një media si Ora News dhe ky televizion nuk është...

Spahiu:Financat publike drejt falimentit. Qeveria kampione, prej 8 vitesh nuk rrit pagat

Politikë

Spahiu:Financat publike drejt falimentit. Qeveria kampione, prej 8 vitesh nuk rrit pagat

  Skenari i LSI për rrëzimin e Ramës, Spahiu: Kemi vullnetin shpërthyes. Një vend pa rini është pa të ardhmeIsh-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se financat publike drejt falimentit dhe...

Qytetarja:RTV Ora televizioni i së drejtës.Ta paguajë vetë Rama haraçin

Politikë

Qytetarja:RTV Ora televizioni i së drejtës.Ta paguajë vetë Rama haraçin

  Një qytetare ka marrë në telefon në emisionin “Ora Juaj”, ku është shprehur e revoltuar duke shprehur se RTV Ora është një televizion i së drejtës dhe i ndershmërisë. Sipas...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!