Lily Collins fejohet me regjisorin Charlie McDowell, poston foto nga propozimi si në përralla

Diel, 27 September 2020 10:54

 

Lily Collins ka ndërmarrë një hap të ri në lidhje me jetën private. Ylli i “Les Mis”, 31-vjeçare, njoftoi të premtën në Instagram fejesën e saj me shkrimtarin dhe regjisorin, Charlie McDowell.

“Kam qenë duke pritur tërë jetën time për ty dhe mezi po pres të kalojmë jetën tonë së bashku”, shkroi ajo në një prezantim me fotografi gjatë dhe pas propozimit.
Çifti duket se ishte në një udhëtim në male, ku McDowell bëri pyetjen. Në një foto, aktorja është shfaqur duke qeshur ndërsa i fejuari i saj ishte ulur në gju.

Disa orë pasi njoftoi fejesën e saj, Lily ndau një foto tjetër të saj duke zbuluar unazën prej diamanti. “Kënaqësia më e pastër që kam ndjerë ndonjëherë …”, -shkroi këngëtarja.
Miqtë e famshëm të aktores “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile” e uruan atë në pjesën e komenteve.

“Urime” komentoi Ashley Tisdale me disa ‘emoji’ zemre. “Shumë e lumtur për ty! Çfarë dite e veçantë”, shkroi këngëtarja Ciara.
Collins dhe McDowell filluan lidhjen së pari në korrik të vitit 2019. Një muaj më vonë, ylli amerikan zyrtarizoi romancën në rrjetet sociale

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...