Drejtoresha e fotografisë së filmit “Rust”, Halyna Hutchins, mbeti e vrarë gjatë xhirimit të një skene, për shkak se aktori Alec Baldwin e qëlloi me një armë që ishte e mbushur me plumba të vërtetë. Gjithashtu, regjisori i filmit, Joel Souza, mbeti i plagosur tek shpatulla.
Së fundmi, është zbuluar çfarë tha Hutchins para se të ndërronte jetë në spital. Fjalët e 42-vjeçares së ndjerë, e cila ishte nënë e një djali 9-vjeçar, u raportuan nga e përditshmja “Los Angeles Times”, e cila i është referuar intervistave të njerëzve që po punonin për filmin “Rust”, si dhe e-maileve dhe mesazheve të tyre.
Hutchins e plagosur për vdekje, kishte rënë në krahët e krye-elektriçistit teksa nga gjoksi nisi t’i dilte gjak. Edhe Joel Souza u rrëzua në tokë pasi u qëllua me plumb.
Pasi u qëllua, Hutchins i tha një operatori në sheshxhirim: “Kjo nuk ishte gjë e mirë. Kjo nuk ishte aspak gjë e mirë!”.
“Çfarë dreqin, çfarë po ndodh? Kjo po më djeg!”- ka thënë Souza, sipas të përditshmes.
Baldwin më pas kishte vendosur armën në një stol dhe kishte thënë: “Çfarë dreqin ndodhi?”.
“Mjekët, ku janë mjekët!”- thërriti dikush, teksa stafi shkoi të ndihmonte Hutchins.
alec baldwin (18)
Pak çaste para incidentit tragjik, Baldwin po përgatitej për xhirimin e skenës brenda një kishe, ku ai do të qëllonte me pistoletën “Colt”, kalibër 45. Teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur më gëzhoja boshe, aktori i njohur tha: “Domethënë e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzën dhe ‘bang!’”.
Por në vend të gëzhojave boshe, nga gryka e pistoletës doli një plumb i vërtetë. Alec nuk ishte në dijeni të kësaj, sepse atij iu tha se ajo që mbante në dorë ishte “armë e ftohtë”, term që produksioni e përdor zakonisht për armët e provës që nuk mbajnë plumba zjarri.
Tragjedia e ka prekur shumë aktorin dhe burimet tregojnë se i duhet kohë të marrë veten. Për këtë arsye ai ka anuluar të gjitha projektet e tjera