Këngëtarja ka punuar disa projekte radhazi, të cilave ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.
Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, Eni shfaqej e stërlodhur në studio ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë, duke punuar këngën e re.
Ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta lansojë këtë projekt, për të cilin ka bashkëpunuar me “United Records”.
Kujtojmë që kënga e fundit nga Eni është “Edhe Sot”, ndërsa krahas muzikës njihet për format perfkete trupore.