Aktori i njohur si “ The Rock” është bërë baba për herë të tretë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vet aktori duke postuar një foto ku mban vajzën e sapo lindur në kraharor.
Aktori emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Johnson është i martuar me Laura Hashian me të cilën ka tre vajza.
Ai i ka shprehur bashkëshortes respektin e madh që ndjen dhe e falenderon për vajzën e bukur që i ka dhuruar.
"I bekuar dhe krenar që erdhi në jetë një tjetër vajzë e fortë. Tiana Gia Johnson erdhi në këtë botë si një forcë e natyrës dhe mami Lauren e lindi si një rockstar. Unë jam rritur dhe rrethuar gjithë jetën nga gra të forta, por pasi asistova në lindjen e Tias, është e vështirë të shpreh dashurinë, respektin dhe admirimin që kam për Lauren dhe të gjitha mamatë. Është kritike të jesh pranë gruas tënde kur ajo është duke lindur, të jesh aq mbështetës sa mundesh. T’i mbash duart, t’i mbash këmbët, çfarë do që mundesh të bësh. Por nëse do vërtet të kuptosh momentin më të fuqishëm që jeta ofron, shiko fëmijën tënd kur të lindë, ka shkruar aktori.