Pas një periudhe pushimi, Klea Huta do të rikthehet sërish në ekranin e televizionit.
Mesa duket, bukuroshja e ekranit nuk do të jetë më pjesë e televizionit “Klan”.
Emisioni i mëngjesit “Chaud Patate” në “Radio NRG” dha lajmin se Klea do të nisë së shpejti një emision të ri në televizionin “Top Channel”, por ende nuk janë bërë të ditur detajet e projektit të ri.
Më herët, Klea Huta moderonte projekte të rëndësishme në televizionin “Klan” si “Gjeniu i Vogël”, “Maratona e Këngës Popullore”, etj. P
Ndërkohë, të gjithë presim me padurim edhe projektin e fundit muzikor të Kleas me titull “Bla Bla Bla”.
Kohët e fundit ajo është përfolur shumë dhe për lidhjen me kompozitorin e njohur Elgit Doda, duke u konsideruar si një nga çiftet më të bukur të showbizit shqiptar.