Më në fund janë zbuluar shkaqet e vdekjes së DJ të famshëm, Avicii.
Suedezi, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling dhe që fitoi famë ndërkombëtare me këngët “Hey Brother”, “The Nights” dhe “You Make Me”, u gjet i vdekur në Muscat, Oman të premten, më 20 prill.
Familja e tij 'konfirmoi' se DJ-në ndërkombëtare bëri vetëvrasje.
Avicci ishte vetëm 28 vjeç, kur lajmi i trishtuar i vdekjes së tij u njoftua nga përfaqësuesit e tij.
Familja e tij lëshoi një deklaratë sot duke thënë:
“Timu ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt artistik i brishtë, që kërkonte përgjigje për pyetjet ekzistenciale. Një perfeksionist mbi suksesin, i cili udhëtoi dhe punoi shumë me një ritëm, që çoi në stres ekstrem.
Kur ai ndaloi turnetë, ai donte të gjente një ekuilibër në jetë për të qenë i lumtur dhe të ishte në gjendje të bënte atë që ai e donte më së shumti - muzikë.
Ai me të vërtetë luftonte me mendimet për kuptimin, jetën, lumturinë.
Ai nuk mundi të vazhdonte më”.
Deklarata vazhdoi:
“Ai donte të gjente paqe. Tim nuk ishte bërë për makinën e biznesit, në të cilën e gjeti veten; ai ishte një djalë i ndjeshëm, i cili i donte fansat e tij, por i shmangej vëmendjes.
Tim, do të jesh përgjithmonë i dashur dhe fatkeqësisht i humbur. Personi që ishe dhe muzika jote do ta mbajnë gjallë kujtesën tënde.
Ne Të duam ty,
Familja jote.
Kujtojmë se Avicci u gjet i vdekur në Muscat, Oman këtë të premte pasdite lokale kohë, 20 prill.