Këngëtarja Xhensila Myrtezai gjithmonë ka treguar se ka një raport mjaft të mirë me familjen e bashkëshortiti të saj, Bes Kallakut.
Ajo ndan gjithmonë kohë me motrën e Besit dhe duket se pika e dobët është mbesa e vogël e aktorit.
Por këtë herë 4 femrat më të rëndësishme të Besit , megjithëse mungon dhe Ija për të bërë të plotë ‘paketën’, kanë dalë shëtitje.
Këngëtarja duket në formë mjaft të mirë dhe e veshur me shumë stil. Atlete të rehatshme dhe një fustan i gjerë enkas për femrat në pritje të ëmbël.
Këto pamje që ndanë në rrjetet sociale reflektojnë shumë dashuri.