Valbona Selimllari, e shpallur si një nga femrat më të bukura të vendit ka qenë e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’.
Ajo është pyetur nga fëmijët dhe për një temë që bën kuriozë të gjithë dhe ka të bëjë me operacionet plastike. Ajo është 45 vjeç, nënë e tre fëmijëve dhe duket më e përkëdhelura e natyrës ndër vite, pasi sa kalon koha ajo bëhet edhe më e bukur.
“A ka kryer operacione plastike Valbona?”, do të pyesni ju me të drejtë.
Mbrëmjen e djeshme ish-missi ka qenë e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” dhe gjatë emisionit, fëmijët e kanë vënë atë përballë pyetjeve të ndryshme dhe njëra prej tyre ishte se si ajo arrinte të kishte dhëmbë aq të bardhë dhe të bukur.
Valbona nuk ka ngurruar dhe e ka treguar në sytë e publikut të gjerë sekretin e saj “çudibërës”.
“Unë kam ndërhyrë tek dhëmbët e mi. I kam bërë, por jam munduar që të jenë sa më pranë dhëmbëve të mi origjinal. Gjithashtu e rëndësishme është që edhe t’i mirëmbash dhëmbët që të jenë të bukur”- u shpreh ish-missi.