Kim Kardashian theu heshtjen në lidhje me skandalin e tradhtisë të Tristan Thompson ndaj së motrës gjatë intervistës për Ellen Show.
Ajo ishte në intervistë mbrëmjen e së hënës, ku tregoi se nuk donte të fliste keq pasi do rriten fëmijët dhe nuk dëshiron të krijojnë përshtypje negative. Gjatë bisedës u kuptuan disa detaje që askush nuk i kishte vënë re nga jeta e saj.
Ja cilat janë:
1-Tradhtia e Tristan! Kur po fliste për të, dukej se donte të tregonte më shumë por u tërhoq. Kishte vënë këtë rregull që prej ndarjes së vëllait nga Blac Chyna. Në lidhje me Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, ajo tha se nëse motra e fal, do jetë në krah të saj.
2-Nuk ka rregulla për telefonin në shtëpi! Ajo tregoi se në mëngjes nuk duhet të jenë telefonat ata që marrin vëmendjen e parë. Kim shtoi se në shtëpi përpiqen të jenë me fëmijët dhe është rregull që të jetojnë. Kështu që mbretëresha e rrjeteve sociale jep disa këshilla të vlefshme.
3-Nuk është shumë e lumtur për emrin Chicago! Vajza e tretë e Kim, e cila erdhi në jetë nga një nënë surrogate i është bashkuar familjes së tyre që në ditën e parë. Kim ka vendosur ta quajë Chicago por nuk është e sigurtë për të pasi pëlqente emra me një rrokje si fëmijët e tjerë, North dhe Saint. Por tashmë është mësuar dhe nuk do ia ndërrojë emrin vogëlushes.
4-Kanye West e urren tapetin e kuq! Gjatë bisedës u fol për daljet publike të Kanye, i cili nuk shihet aspak duke qeshur. Kim theu heshtjen duke zbuluar se ai i urren dritat, dhe pse është një prej personave më të njohur në shoëbiz.
5-Kanye po luante lojën Connect 4 kur vogëlushja e tij po lindte! Kim zbuloi se ka qenë eksperiencë shumë e mirë që zgjodhi një nënë surrogate për të patur fëmijën e tretë në familje. Ndërsa po priste që vogëlushja Chicago të lindte, Kim kishte pranë motrën e madhe Kourtney pasi bashkëshorti ishte në dhomën tjetër duke luajtur Connect 4 me miqtë.
6-Kim u surprizua kur Kanye u rikthye në Twitter! Reperi Kanye West nuk ka shpenzuar shumë kohë me rrjetet sociale, por një natë vendosi të rikthehej në Twitter dhe Kim e vuri re pas postimeve të të tjerëve. “Ishte aq e pabesueshme sa erdhi në darkë dhe më tha: I ke parë postime te mia të fundit?”, tha ajo në Ellen.
7-Kim është konfuze për postimet e Kanye! Një prej shkrimeve të tij në rrjete sociale është “Dua të heq qafe cdo gjë”, të cilën Kim e shpërndau në Twitter, ku dukej e befasuar. Në intervistë zbuloi se nuk e di për cfarë mund ta ketë ai, por shpreson që ajo nuk bën pjesë në të.
8-North nuk është aspak e shqetësuar se është motër e madhe! Ajo nuk pëlqen të ndajë gjërat me vëllain e saj, Saint, por me ardhjen në jetë të Chicago, gjërat mes tyre kanë ndryshuar.
9-Përvjetoret i organizon Kanye! Kim Kardashian është gati për të festuar 4 vjetorin e dasmës me bashkëshortin e saj, ndërsa këtë vit nuk dihet ku do ta festojnë. Ajo tha se Kanye po mendon për këtë, ndërsa për festën e ditëlindjes së tij, Kim do jetë në krye të organizimit.