Shumë personazhe publike shqiptare njihen për jetën luksoze që bëjnë.
Duke qenë dhe mjaft aktivë në rrjetet sociale, nuk ngurojnë që të publikojnë foto dhe të njoftojnë ndjekësit e shumtë për aktivitetet profesionale, dhe personale që kryejnë.
Së fundmi ajo që është përfolur shumë në mediat rozë për jetë luksoze që bën është këngëtarja Adelina Tahiri. Tashmë ajo është paksa e tërhequr nga muzika, pasi po shijon martesën me biznesmenin maqedonas, madje pritet të bëhet nënë.
Pas makinave luksoze, këngëtarja ka marrë një tjetër dhuratë. Ajo ka postuar sot një video ku shihet duke hipur në furgonin super luksoz i cili përgjithësisht përdoret nga VIP-at e huaj miliarderë. Dhe sigurisht që Adelina duhet të jetë mjaft e kënaqur, pasi e ka postuar menjëherë për ndjekësit e saj.