Johnny Depp në telashe, hidhet në gjyq nga ish-truprojat

E Enjte, 03 May 2018 19:24

Aktori Johnny Depp është futur sërish në telashe. Pas peripecive që kaloi nga një seancë gjyqësore në tjetrën për shkak të divorcit me Amber Heard, dhe më vonë nga mashtrimi miliona dollarësh nga ish-agjencia e tij “The Management Group”, aktori është denoncuar edhe nga dy ish-truprojate  tij.

Dy ish-truprojat kanë ngritur padi ndaj Johny Depp duke e akuzuar për mospagesë të rrogave dhe për punë ekstra nga detyra e caktuar dhe nga përfshirja në praktika të paligjshme të biznesit.

Sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura këtë të martë, Eugene Arreola, një detektiv i dalë në pension dhe Miguel Sanchez thanë se në shumë raste ata “u detyruan të mbrojnë të pandehurin Depp nga vetja” për shkak të “veseve” të tij.

Ata përmendin një rast në një lokal nate, ku sipas tyre Depp kishte konsumuar lëndë të jashtëligjshme dhe ata duhej ta mbronin dhe të mos linin publikun ta shikonin gjendjen e tij të rëndë.

Arreolla dhe Sanchez pretendojnë gjithashtu se që nga maji i 2016-ës deri në janar të 2018-ës ata nuk janë paguar për pagat jashtë orarit.

Johny Depp pritet të dalë në gjyq përballë menaxherëve të tij, gjatë muajit gusht

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 19:26
Login to post comments