Edicioni i 15 i ‘reality show-t’ më të ndjekur në Itali, ‘Grande Fratello’ vijon të jetë spektakolar dhe të ‘mbërthejë’ një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish para ekranit.
Konkurrentët janë izoluar në një shtëpi mjaft të këndshme, ku nuk mungon pishina, sauna dhe kushte të tjera mjaft luksoze, që pritet të lehtësojnë ‘burgosjen’ e tyre.
Prezenca e shumë konkurrenteve seksi, të cilat nxjerrin në pah hiret e tyre, nuk mund të kalojë pa u vënë re nga mediat rozë, të cilan kanë fiksuar një tjetër moment, ku vajzat këndojnë në dush.
Momente mjaft gazmore, por edhe ‘të rrezikshme’, pasi shpesh është ofruar më shumë se duhet, kanë qenë më të komentuarat e javës që lamë pas