Princi Harry dhe Meghan Markle ishin kujdesur që në dasmën e tyre të mos mungonin detajet e shumta në nder të Priceshës Diana.
Që nga lulet e preferuara që përbënin buqetën që mbante nusja, e deri tek muzika e saj e preferuar që përloti të pranishmit.
Por ajo që ra më shumë në sy dhe që zuri vend gjerësisht në rrjetet sociale ishte një karrige bosh krah Princit William, që besohet se ishte një mënyrë për të respektuar nënën e tyre, e cila vdiq kur Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç.
Kështu, 21 vjet pas vdekjes së saj, të sapomartuarit Duka dhe Dukesha e Sussex u siguruan që Diana të ishte prezente në ditën e tyre më të lumtur.