×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Telefonata prekëse e Princit me ish të dashurën: Po martohem

Premte, 25 May 2018 09:12

Një javë para dasmës së madhe mbretërore, Princi Harry bëri një telefonatë shumë të ndjerë me ish të dashurën e tij, Chelsy Davy, të cilës i dha edhe lajmin e rëndësishëm.

Sipas një miku të princit, ky i fundit ka telefonuar ish të dashurën e tij, për t'i thënë se do të martohej, do të niste një jetë të re dhe se ajo dot ë ishte e ftuar në dasmën e tyre.

Chelsy është ish e dashura e parë e princit, me të cilën pati një romancë nga viti 2004 deri në vitin 2011. 7 vite nuk i thonë pak, e në respekt të kësaj lidhjeje, princi e ftoi edhe në ceremoninë e rëndësishme, por as ajo dhe as ish e dashura tjetër e Harryt, Cressida Bonas, nuk shkuan në festën pas ceremonisë në kishë.

Chelsy nuk është një e panjohur për familjen mbretërore, pasi Harry e ka prezantuar atë me familjen gjatë kohës që shoqëroheshin, e madje, ajo ka qenë e pranishme edhe në 60-vjetorin e Princit Charles.

Por, vajzës së re, tashmë 32 vjeçe, duket se nuk i ka pëlqyer vëmendja e tepërt që familja mbretërore dhe jeta prej fisnikeje të jep në Mbretërinë e Bashkuar, e ndoshta kjo ka qenë një prej arsyeve të mëdha të ndarjes së tyre.

Login to post comments