Humb jetën Turi i emisionit të njohur, postimi i shokut: Në vend të dasmës, erdha në mortin tënd

Diel, 27 May 2018 15:21

Pjesëmarrësi i reality-show “Kafazi i Artë”, Artur Jaku, ka ndërruar jetë.

Artur Jaku i njohur nga reality-show me emrin shkurt, Turi ishte nga Fushë-Kruja, por banonte në Mamurras dhe spikati për sinqeritetin e tij, edhe pse i varfër ai kishte një zemër të madhe.

Turi u shfaq në publik në vitin 2007 dhe që atëherë nuk është dukur më në media.

Vdekjen e tij vdekja e tij u bë publike nga një mik, Kostandin Pula, i cili shkruan në Facebook:

ARTUR JAKU R.I.P

A ju kujtohet “Kafazi I Artë 5”? Po Arturi?Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij!Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua…Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg…Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje!Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!Sot je I lirë Tur! Je I lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar I botës”.Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”.Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe!E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…”Ai shprehet:

Kishte kancer në mushkëri. Ka qenë një djalë i jashtëzakonshëm, shumë fukara por i jashtëzakonshëm.”

turi

Login to post comments