Ana Kabashi është njëra nga këngëtaret shqiptare që përveç muzikës komentohet shumë edhe për pamjen e jashtme.
Këtë “aset” të saj ajo po e shfrytëzon shumë mirë duke publikuar imazhe provokative shumë shpesh në llogarinë e saj në “Instagram”.
Ana në imazhin e fundit shihet e veshur me një fustan shumë të shkurtër dhe taka, teksa buzët i kishte bërë këtë herë të kuqe.
“Buzëqesh, ose do të ngrohësh zemrën e dikujt ose do t’i bësh me nerva… në secilën mënyrë ti fiton” ka shkruar Ana bashkangjitur me imazhin.