Skuadra e Milanit nuk do të jetë pjesë e Europa League. Përjashtimin e skuadrës për çështjen e “fairplay”-it financiar e ka konfirmuar “New York Times”.
Një goditje e rëndë kjo për kuqezinjtë që do të dëmtojë akoma edhe më shumë imazhin e tyre. Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor, por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet europiane, kuqezinjtë rrezikojnë shumë pasi mund të marrin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme.
Nëse alarmi që lëshon “New York Times” rezulton të bëhet realitet, atëherë Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohet nga kompeticionet europiane.