Tomas Strakosha ka bërë padyshim një sezon të shkëlqyer në radhët e Lazios, si sezoni i tij i parë si titullar absolut në kampionatin italian të futbollit. Ylli shqitar vendosi edhe rekordin, duke i luajtur të 38 ndeshjet në kampionat.
Edhe pse Lazio bëri një sezon të jashtëzakonshëm, fundi ishte i hidhur për skuadrën bardhekaltër, që humbi në minutat e fundit mundësinë të shkojë në Champions League. Por Strakosha ka bërë paraqitje spektakolare gjatë gjithë sezonit, duke u bërë një garanci për repartin difensiv të trajnerit Simone Inzaghi. Pritjet e Strakoshës i kanë shpëtuar Lazios shumë pikë të rëndësishme gjatë sezonit, ndërsa 22-vjeçari tregoi një siguri të madhe dhe aftësi të shkëlqyera.
Në një raport të ‘Talent Radar’, Strakosha është përzgjedhur si portieri i ri më i mirë i edicionit 2017-2018 në Evropë, duke lënë pas në klasifikim Arrizanbalaga të Atletico Bilbao dhe Lopez të Espanyol. Një vit më parë këtë vlerësim e mori Donnarumma i Milanit.