Në botën e futbollit po vjen risia më e veçantë e 20 viteve të fundit.
Ky ndryshim u propozua nga disa drejtues dhe është në plan për t'u diskutuar gjithashtu nga UEFA dhe organet e larta të FIFA-s.
Lajmi i përdorimit të kartonit të gjelbër është një masë parandaluese ku arbitri përjashton një lojtar, por e detyron ekipin ta zëvendësojë atë me një nga lojtarët në pankinë.
Ideja e "kartonit të gjelbër" është një çështje shumë e diskutuar nga organet zyrtare të futbollit botëror për muaj të tërë, aq sa që disa federata e kanë shtyrë për një kohë të gjatë vendimin për tu përdorur në futbollin profesionist.
Dobia e vërtetë e kësaj mase parandaluese jo vetëm që i jep mundësi një gjyqtari që të respektohet më shumë në fushë, duke dënuar ata që ofendojnë apo kërcënojnë arbitrin, por gjithashtu ndihmon trajnerët, pasi zëvendësimi pas nxjerrjes së kartonit të gjelbër nuk llogaritet si një zëvendësim i vërtetë.
Sesa shumë duhet të presim nuk e dimë me siguri, por sigurisht pas futjes së VAR, do të jetë e detyrueshme të familjarizohemi edhe me kartonin e gjelbër.